Ministria e Shëndetësisë ditën e sotme raportoi 11 viktima për shkak të koronavirusit, ndërkohë mes tyre ishte edhe mësuesi Ylli Xhaferri nga qyteti i rrogozhinës.

Lajmin e bën të ditur bashkia e Rrogozhinës, që me anë të një postimi në rrjetet sociale i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit.

“Ylli Xhaferri ishte një qytetar shembullor , shkrimtar i shkëlqyer , mësues letërsie në qytetin e Rrogozhinës , ku edukoi breza të tërë nxënësish.

Një pasuri e madhe intelektuale dhe një burim frymëzimi jo vetëm për armatën e mësuesve, por për të gjithë qytetin tonë.

Sot ai u nda nga jeta duke lënë pas trishtimin e ikjes së një njeriu të rrallë, një nga mendjet më të ndritura të qytetit.

Prehu në paqe Profesor Ylli “, shkruhet në postimin e bashkisë Rrogozhinë.