Trajneri i Dynamo Kiev, Mircea Lucescu, nuk beson se Barcelona mund ta fitojë Ligën e Kampionëve këtë vit. Barcelona, e cila është lidere e Grupit G, e pret skuadrën ukrainase Dynamo në Camp Nou të mërkurën. Skuadra e Ronald Koeman është në formë shumë të dobët këtë fillim sezon, pasi i ka mbledhur vetëm tetë pikë në gjashtë ndeshjet e para në La Liga këtë sezon.
Barça po ashtu u turpërua 8:2 nga Bayern Munich në çerekfinale të sezonit të kaluar në Ligën e Kampionëve dhe duke folur në prag të ndeshjes së sotme, Lucescu tha: “Pas ndeshjes kundër Bayern Munich, është e kuptueshme se Barcelona do të bënte ndryshime”.
“Barça ka një skuadër me lojtarë të talentuar, por i duhet kohë për të mësuar”, shtoi ai. “Nuk mendoj se Barcelona është në nivel për ta fituar Ligën e Kampionëve tani për tani. Bayern Munich, Manchester City apo Paris Saint-Germain kanë më shumë mundësi”, nënvizoi ai.