Trajneri slloven, Matjaz Kek u shpreh se ekipi i tij luajti më mirë sesa Kosova dhe se e meritoi fitoren mbrëmë. Me këtë rast, pas fitores 2:1 ndaj “Dardanëve”, Sllovenia e ruajti lidershipin në grup në Ligën C para ndeshjes së mesjavës me Greqinë, e cila do të jetë vendimtare.
“Mendoj se ne e merituam fitoren sepse ishim më të mirë sot. Ne e morëm atë që e deshëm edhe pse në pjesën e parë duhej të shënonim. Loja ishte e nivelit më të lartë sesa ajo me Azerbajxhanin. Është e qartë se Kosova ka lojtarë cilësorë. Jam i kënaqur, urime, ne tash i kemi dy ditë për t’u përgatitur për Greqinë. E kemi bërë një hap përpara”, ka thënë Kek. Kosova avancoi e para me Vedat Muriqin, kurse sllovenët më pas barazuan me Jasmin Kurtiçin dhe në fund shënuan nga penalltia me anë të Josip Iliçiçit.