Ndonjëherë për të depërtuar në tregun muzikor mjafton vetëm një ‘beat’ dhe një tekst i goditur dhe voila. Këtë na e ka vërtetuar më së miri Don Xhoni, reperi nga Mitrovica, që mori famë pas ‘freestyle’ të tij të famshëm në emisionin e Meriton Mjekiqit. Pas asaj puntate ai u bë tepër i njohur, teksa ka publikuar “Tjera llafe” dhe bashkëpunimin me Encën dhe të dyja bënë namin.
Ndërkohë, së fundmi ai po përflitet për një lidhje të mundeshme me “Miss Universe Albania 2018”, Trejsi Sejdini. Shkak janë bërë disa foto të publikuara nga “Telegrafi.com” ku dyshja shihet duke darkuar në shoqërinë e njëri-tjetrit. Ata duken mjaft të afërt, teksa deri më tani nuk kemi qenë në dijeni të ndonjë miqësie mes tyre.