Raporti i Dick Marty për “Shtëpinë e Verdhë” ka shkaktuar përplasje dhe debate në politikën shqiptare dhe jo vetëm. Falë këtij raporti Gjykata Speciale në Hagë ka ngritur ak uzë ndaj ish-krerëve të Ush trisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa faktet tregojnë se qeveria e Sali Berishës ka votuar pro raportit të Dick Marty-nit në vitin 2011. Por për të dhënë më shumë detaje rreth kësaj çështje gazeta foli dje me ish-kreun e Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi. Ky i fundit gjatë një prononcimi për gazetën “SOT” ak uzoi ish-kryeministrin Sali Berisha se ai u shërben qarqeve serbe dhe se sipas tij, ka punuar gjithmonë kundër Kosovës.

“Unë nuk e di se përse duhet që Shqipëria të votonte pro raportet e Dick Marty-t për UÇK-në! Por nëse supozojmë se këto që thotë Edi janë të vërteta, që ish-kryeministri Sali Berisha, pra përfaqësuesi i tij e votuan raportin e Dick Marty-t për UÇK-në pro, ky është një sk andal dhe ka të drejtë kryeministri. Por mos u çudisni, pasi këto tanimë janë edhe të dokumentuara nga mediat Sali Berisha ka qenë kundër Kosovës”, deklaroi ai.

Takimet me Millosheviçin Por përveçse faktit që ish-kryeministri Sali Berisha ka punuar kundër Kosovës, ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi në reagimin e tij ka zbuluar edhe detaje të tjera. Klosi ka hedhur ak uza të forta në adresë të Berishës, për të citin theksoi se ai është takuar me Millosheviçin. “Berisha ka qenë kundër nënshkrimit që bënë kosovarët në Rambuje. Kjo bindje është pasi ai ka dalë hapur kundër Rambujesë dhe dihet që Saliu ka pasur lidhje me Millosheviçin. Unë e kam thënë dhe po e ripërsëris me siguri të plotë që Saliu dhe njerëzit e tij të afërt kanë takuar Millosheviçin drejtpërdrejt dhe ndërkohë Berisha ka penguar lu ftën e Kosovës me të gjitha mjetet që kishte në dorë. Se asokohe pa pikë turpi Berisha ka thënë e thyem embargon që të mos kishin ftohtë kosovarët dhe t’i furnizonim me naftë. Saliu ka qenë kundër Kosovës”, u shpreh ai.

Më tej zoti Klosi u shpreh se ish-kryeministri Berisha po përfiton nga situata, sikundër është fakti që është rreshtuar në mbështetje të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, duke i dalë në mbrojtje këtij të fundit. “Sa i takon qëndrimit të fundit të Sali Berishës që i del në mbrojtje Hashim Thaçit është pozitive. Por këto janë problemet e Berishës që përpiqet të përshtatet me situatën”, tha ai.

Basha ka dijeni për raportin e Dick Marty-n Duke komentuar ak uzat e kryeministrit Edi Rama në adresë të kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha se ky i fundit ka dijeni për përgatitjen e dosjes së Shtëpisë së Verdhë, bashkë me një mjek peruan, ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi u shpreh se qëndrojnë, për sa kohë që shefi i selisë blu ka punuar me personat që hartuan raportin. “Sa i takon akuzave të Edit për Lulin se ky i fundit ka qenë pjesë e UNMIK dhe ka marrë pjesë në hartimin e raportit të Dick Martyn, unë e kam dëgjuar këtë fakt dhe kjo ka dalë edhe në media. Kështu që do apo nuk do Luli, por e vërteta është se ai ka punuar në ekipet që kanë marrë pjesë në hetimin e bërë në Kosovë. Dhe sigurisht meqenëse ka punuar për ta, Basha është pjesë e atyre që kanë kontribuar në atë raport të Dick Martyt, që ka nxirë UÇK dhe krerët e saj. Kjo është e gjitha”, nënvizoi ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi për gazetën “SOT”.