Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të kthjellët pa rrezikuar reshje. Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 03°C në 12°C, në zonat e ulëta nga 09ºC në 19°C dhe në zonat bregdetare nga 12°C në 21°C. Era do të fryejë në drejtim Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë e ulët.
Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot me diell, por nuk përjashtohet mundësia për reshje lokale. Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 03°C deri në 12°C dhe në zonat e ulëta nga 05°C në 15°C.