Shqipëria ka triumfuar sot në “Air Albania” të Tiranës ndaj Bjellorusisë me rezultatin 3:2, duke përfunduar kështu në pozitën e parë në Grupin 4 të Ligës C në Ligën e Kombeve. Sokol Cikalleshi (20’, 27’ penallti) dhe Rey Manaj (44’) i realizuan golat për Shqipërinë, ndërsa Maksim Skavysh (35’) e Max Ebong (80’) për Bjellorusinë. Me këtë fitore, Shqipëria është ngritur në Ligën B të Nations League. Pas ndeshjes, për Super Sport ka folur edhe Ledian Memushaj.
“Jam i kënaqur që jam kthyer dhe kemi fituar të tre ndeshjet”. “Unë besoj që ky ekip është një nga më të fortit prej kur jam në Kombëtare, ka lojtarë që janë të rinj dhe kanë kualitet, pas dy vitesh do të japin maksimumin”. Shqipëria në Euro 2024? Besoj se mund ta arrijmë, por nuk është e lehtë, nuk është e lehtë asnjëherë, por mendoj se ky ekip mund të bëjë gjëra të mira”. “Golat i pësuam më shumë për gabime tona se sa meritat e tyre, kur pëson gol të fut i cik frikën, por në fund e merituam fitoren”.