Kohë vjeshte, kohë pandemie, ulje temperaturash dhe lagështi. Që të gjitha këto janë kushte që vënë në provë të fortë organizmin dhe sensorët mbrojtës.

Por për të garantuar një shëndet të plotë në vjeshtë gjatë ndërrimit të stinëve është e domosdoshme që të konsumohen rregullisht disa ushqime.

Disa këshilla të vlefshme vijnë nga Karii Kooi, dietologe pranë Methodist Hospital në Houston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila ka gjetur në disa ushqime si burim të mirë për të garantuar shëndetin fizik dhe mendor.

Kungulli, është shumë i pasur me betakarotenë dhe vitaminë A që i bëjnë mirë shikimit dhe mund të përdoret gjerësisht në supë apo në variante të tjera. Edhe farat e kungullit janë të rëndësishme, pasi përmbajnë kripëra minerale si magnezi, hekuri, proteina dhe fibra të shëndetshme, duke garantuar një shëndet të mirë për kockat.

Një tjetër superushqim i vjeshtës është shega, e cila përmban elementë të rëndësishëm për shëndetin tonë, duke qenë mjaft e pasur me antioksidantë. Ndër të tjera shega është e pasur me kripëra minerale si potasi, hekuri, vitamina C, fosfori dhe vitamina të grupit B, madje edhe vitamina A si dhe fibra dhe sheqer.

Por në tavolinën tonë nuk duhet të mungojnë as kivi, pasi përmban mjaft fibra dhe vitaminë C, gjë që është shumë e nevojshme në stinën e ftohtë.

Jo vetëm kaq. Shihni dhe listën e mëposhtme

Rrushi

Ka vitaminë A, C, B6 dhe është i pasur me antioksidantë.

Kivi

Është i pasur me vitaminën C. Ndihmon në forcimin e sistemit imunitar dhe në largimin e ftohjes.

Molla

Mëse e njohur për vetitë e saj kuruese. Është e pasur me vitaminë B1, B2 dhe PP.

Lakrat

Në këtë stinë ka një shpërthim të vërtetë të perimeve, të cilat janë të pasura me substanca që mbrojnë sytë (bëhet fjalë për perime si brokoli, spinaqi, lakrat, etj).

Kungulli

Është i pasur si me karroten dhe vitamina, veçanërisht A, por edhe me minerale si fosfori, hekuri, magnezi dhe potasiumi.

Bimët bishtajore (Soja, bizelet, fasulet)

Ndihmojnë në tretje dhe përmbajnë 35% proteina, 20% lipide dhe në ndryshim nga mishi, janë cilësuar të pa pasura me yndyra.