Pak më parë kryeministri Rama shfaqi në profilin e tij në facebook, pamje të ambienteve të brendshme të spitalit Infektiv. Gjatë intervistës të zhvilluar me Najada Çomon, në ambientet e spitalit ku kurohen pacientët Covid, gazetari i kryeministrit i paraqet shefes së Infektivit një videomesazh të vajzës së saj.
“Mami ose mushi siçmë thërret ti zakonisht, të dua shumë, të puth fort dhe të lutem hajde pak më shpejt në shtëpi”, i thot e bija me përkëdheli Najada Çomos. “Mami ose mushi siç më thërret ti zakonisht, cilësitë e tua janë të panumërta, por desha të theksoj njërën prej tyre, altruizmin. Të cilin e ke demostruar në mënyrë të jashtëzakonshme këto kohë të vështira për të gjithë ne, por dhe sidomos për bërthamën tonë të vogël familjare. Të falenderoj që je ti dhe për punën e palodhur që ke bërë këto kohë. Të dua shumë, të puth fort dhe të lutem hajde pak më shpejt në shtëpi“, u shpreh vajza e Najada Çomos.