Në Itali ka një bum të kërkesave për vaksinat e gripit duke kapërcyer nivelin e dozave në dispozicion. Mjekët kanë përfunduar më shumë se gjysmën e kuotës së vendosur në bazë të planit te vaksinimit, që shkon te 18 milionë doza, por vazhdojnë të marrin kërkesa të shumta. Në Lombardi aktualisht ka mbërritur vetëm një e katërta e dozave të kërkuara, megjithatë rajoni garanton se së shpejti do të vijnë edhe të tjera.
“ Në këtë moment që po flasim”, thotë Tommasa Maio, përgjegjëse për vaksinat pranë Federatës Italiane të mjekëve të familjes, “ dozat që u janë dorëzuar mjekëve janë administruar thuajse të gjitha. Mjekët e familjes kanë punuar shumë dhe kërkojnë të tjera doza, të cilat duhet t’i kenë sepse është i lartë numri i pacientëve që këmbëngulin të vaksinohen”. Në disa raste, autoritetet të shëndetësisë u është kërkuar të marrin parasysh edhe mundësinë e “importimit të dozave nga jashtë”. Vaksina e gripit rekomandohet sidomos për moshat nga 6 muajsh deri në 6 vjec, dhe personat nga 60 vjec e lart.