Kryebashkiaku Erion Veliaj ka përgëzuar lojtarët e Kombëtares për suksesin e arritur. Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj thekson se djemtë na bënë të ndihemi krenarë sot ndërsa i uron dhe për ngjitjen në Ligën B.
“Bravo Sokol Cikalleshi dhe Rey Manaj për golat e shënuar. Një tjetër fitore e merituar nga çunat e Kombëtares. Faleminderit që na bëni të ndihemi krenarë dhe shumë urime për ngjitjen në Ligën B. Forca çuna”, shkruan Veliaj