E përditshmja ‘The Sun’ ka paralajmëruar se presidenti rus Vladimir Putin do të largohet nga posti në janar 2020 për shkak se vuan nga sëmundja e Parkinsonit. Ajo shton se kërkesën për të dalë në pension ia ka bërë e dashura e tij, gjimnastja Alina Kabaeva, e cila ka sjellë në jetë dhe dy binjakë pak kohë më parë, ndërsa që prej asaj kohe nuk është shfaqur më në publik. Videot e publikuara së fundmi tregojnë se 68-vjeçari ka vështirësi në lëvizje, ndërkohë që një gjë e tillë nuk është konfirmuar nga vetë Putin.
Dhe analistët e informuar pretenduan se e dashura joshëse e presidentit rus Alina Kabaeva, 37 vjeç, po e lut atë që të lëshojë pushtetin e tij. Vëzhguesit që studiuan pamjet e fundit të Putinit vunë re se këmbët e tij dukeshin të ishin në lëvizje të vazhdueshme dhe ai dukej se kishte dhimbje ndërsa mbërthente krahun e karriges. Gishtat e tij gjithashtu shihen se dridhen ndërsa mbante një stilolaps dhe mbërth ente një filxhan që besohej se përmbante një koktej qetësues.
Burimet thonë për The Sun se Putin po nxiton të kalojë një legjislacion që do e bëjë atë senator të përjetshëm. Kjo do i japë benefitet shtetërore deri në vdekje, sikundër do i ofrojë imunitet nga ndjekja penale, në rast se më pas do të mund të niset ndonjë hetim ndaj tij.