Kryetarja LSI-së, Monika Kryemadhi është shprehur se në situatën në të cilën ndodhemi, nuk duhet të flasim si politikanë por si qytetarë. Kryemadhi thotë se një politikan e ka të vështirë të mendojë si një familjar. Ajo shton se në vendin tonë ka shumë gra sot që vuajnë për punë dhe sipas saj, fajin për këtë e ka qeveria.
Teksa ishte duke folur për këto vështirësi, Kryemadhi ka bërë një gafë që po qarkullon në rrjet. “Prindërit, vjehrrin e vjehrren duhet t’i çosh e t’i marrësh nga shkolla”, tha Kryemadhi.