Vinicius Jr ka bërë disa km dhe disa orë për të luajtur me Kombëtare, por asnjë minutë nuk i ka luajtur në fushë. 20 vjeçari ishte ftuar nga Tite për ndeshjet kualifikuese në Botëror kundër Venezuelas dhe Uruguait por nuk ka luajtur asnjë minutë për Selecaon braziliane. Ai përsëri ka qenë një zëvendësim i papërdorur në ndeshjen e fundit dhe pritet që të kthehet në Madrid sonte para se të rikthehet në stërvitje nesër në skuadrën e Zinedine Zidane, ka shkruar Marça. Udhëtimi i tij total, ku ai ka udhëtuar nga Madridi në Rio, nga Rio në Sao Paulo dhe kthimi Rio-Montevideo dhe Montevideo-Madrid është i gjatë 20700 km.

Mund ta përjetoni këtë ndjenjë për ish yllin e Flamengos i cili ka bërë tërë këtë udhë pa e shkelmuar asnjëherë topin, mirëpo lajmi i mirë për të është se ai duket se do të startojë për Realin kundër Villarrealit për shkak se Eden Hazard është testuar pozitiv me COVID-19. Para ndeshjeve ndërkombëtare, Vinicius ishte kritikuar nga shoku i skuadrës Karim Benzema në barazimin 2-2 kundër Borussia Monchengladbach në Ligën e Kampionëve.

Në një xhirim ai shihet duke i thënë Mendys në frëngjisht derisa lojtarët bëhen gati të luajnë në pjesën e dytë në Ligën e Kampionëve kundër Gladbach, Benzema thotë mos të pasojnë të Vinicius dhe se ai po bën gjithçka vet.