E bindur që me Joe Biden president të SHBA-së, marrëdhëniet me Shqipërinë do të forcohen. Kështu shprehet ministrja e mbrojtjes, Olta Xhaçka.
“Urime Joe Biden dhe Kamala Harris! Mes vendeve e popujve tanë ka një miqësi e partneritet që nuk njeh kah, por gëzon mbështetjen e të gjithë spektrit politik. Jam e sigurt që nën lidershipin e Joe Biden, kjo marrëdhënie veç do të forcohet e konsolidohet më tej”, shkruan Xhaçka.