Trupat inspektuese të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit kanë vijuar edhe gjatë ditës së sotme inspektimet dhe monitorimet edhe si pjesë e Taskforcës antiCovid. Gjatë inspektimeve nëpër biznese ushqimore janë dhënë 12 masa me paralajmërim përgjithësisht për rinovim të librezave shëndetësore dhe mungesë të Planeve 3D.
Sipas AKU-së, gjatë inspektimeve janë marrë 29 mostra në monitorim të qumështit dhe në analizim të fruta-perimeve për mbetje pesticide AKU si pjesë e Taskforcës vijon me monitorimet në të gjitha kategoritë e bizneseve dhe në të gjitha nivelet e sistemit arsimor për zbatim të protokolleve të sigurisë. Gjithashtu janë këshilluar nga ana e Taskforcës edhe qytetarë për mbajtje të detyruar të maskës, kundër përhapjes së koronavirusit.