Aston Villa do të tentojë sërish sulmuesin Milot Rashica. Shqiptari i Kosovës qëndroi sërish te Werder Bremen, pasi marrëveshja dështoi për t’u transferuar në verë.

Ekipi anglez e nisi mirë Premier Leaguen, por më pas pati oshilacione të mëdha. Rashica nuk është vetëm në gjurmët e Aston Villes, por dhe të Leipzig, Bayer Leverkusenit dhe Wolfsburgut.

Lojtari pëlqehet shumë nga këto klube. Ai dëshiron të largohet nga ekipi i tij dhe bëjë një hap më shumë në karrierën e tij futbollistike.