Zgjedhjet presidenciale në SHBA kanë nisur tashmë. 93 milionë vetë kishin votuar deri të dielën. Kandidati demokrat Joe Biden dhe zëvendësja e tij, Kamala Harris kanë intensifikuar ndjeshëm fushatën në përpjekjet për t’i marrë postin presidentit Donald Trump dhe numrit dy të administratës së tij, Mike Pence. Për shkak të pandemisë globale të koronavirusit, lëvizjes për drejtësi racore dhe një ekonomie që vuan së bashku me tregun e punës, zgjedhjet e 2020-tës konsiderohen si më të rëndësishmet në historinë e SHBA-së. në vend ndërkohë, kureshtja është e madhe edhe për yjet, dhe në cilin krah do të rreshtohen ata në këto zgjedhje.

Taylor Swift bëri së fundi një deklaratë politike ku i lejoi Biden dhe Harris të përdorin këngën e saj “Only the young” në një spot fushate. Brad Pitt është po kështu në këtë kamp. “Amerika është vendi i të gjithëve”, u shpreh ai, “ i atyre që e zgjodhën, e atyre që luftuan për të; i atyre që zgjodhen çdo ditë dhe punojnë për një jetë më të mirë për familjet e veta. Një president duhet të jetë i të gjithë amerikaneve”.

Për kandidatin demokrat do të votojë dhe Mariah Carey e Jennifer Lawrence. “Trumpi nuk përfaqëson vlerat e mia si amerikane, e ç’është më e rëndësishmja, si qenie njerëzore”, thotë aktorja. Jennifer Aniston ka votuar tashmë për demokratin. “E hodha votën time për të sepse ky vend është sot më i përçarë se kurrë”, shprehet Aniston, ndërsa kujton në fjalën e saj vëllezërit dhe motrat me ngjyrë.

Dwayne Johnson është gjithshashtu për Bidenin, sepse për të drejtuar, siç thotë, duhet të kesh edhe shpirt. Eva Longoria është mbështetëse e hapur dhe e zëshme e partisë demokrate; këtë e ka deklaruar në mjaft raste publikisht. Leonardo Di Caprio ka marrë pjesë ne evente të mbledhjes se fondeve për Biden. Por aktori veteran Jon Voight mendon se Amerika e ka tashmë liderin e saj. I ati i Angelina Jolie u kërkoi ndjekësve të tij të rreshtohen me presidentin republican. Kirstie Alley mendon se Trump i ka marrë në dorë frerët e vendit në një mënyrë që vërtet nevojitej shumë. Scot Baio ka qenë prej vitesh mbështetës i Trumpit e ka folur në mbështetje të tij dhe në konventën republikane të 2016-tës. Dennis Quaid nuk ka asnjë dyshim se për kë do të shkojë vota e tij.

“Them se Trump, pavarësisht se çfarë mendojnë disa njerëz për të, po bën një punë shumë të mirë duke u përpjekur t’u sigurojë amerikanëvë atë që u nevojitet”, thotë aktori Iinjohur hollivudian.