Sekretari i Shtetit i Georgias, Brad Raffensperger, tha të premten se ai pret që në këtë shtet të ketë një rinumërim votash, për shkak të diferencës së vogël mes kandidatëve Donald Trump dhe Joe Biden.
Në këtë shtet “fushëbetejë”, demokrati Joe Biden ka një epërsi të vogël mbi Presidentin Donald Trump me pak më shumë se 1.000 vota. Raffensperger tha se në Georgia mbeten edhe 4,169 vota për t’u numëruar.
Deri tani, Joe Biden kryeson ndaj Donald Trump me 1579 vota në Georgia.