Zlatan Ibrahimovic ka përfunduar një tetor magjik, si nga pikëpamja individuale, ashtu edhe e Milanit në tërësi. Për gjithçka flasin qartë rezultatet dhe renditja. Suedezi, në fakt, u zgjodh MVP (lojtari më i mirë) i Serie A nga Liga për muajin e kaluar. “Renditja është përpiluar sipas sondazheve statistikore të “Stats Perform” (sistemi i patentuar në 2010 me K-Sport), me ndihmën e të dhënave të gjurmimit të regjistruara nga “Netco Sports”. Ndër tiparet kryesore, që lejuan numrin 11 të kuqezinjve të triumfonte ndaj kampionëve të tjerë të mëdhenj, theksohen të dhënat e mëposhtme:

Zhvilloi indeksin më të lartë të efikasitetit teknik në dy nga tri ditë; – një performancë e efikasitetit teknik prej 96.3%, me një kulm prej 98%, dhe një efikasitet fizik prej 92%; – falë aftësive të jashtëzakonshme taktike (lëvizja K 97%) u lejon shokëve të skuadrës ta shfrytëzojnë sa më shumë; – aftësitë e shkëlqyera të driblimeve dhe kontrollit e kanë lejuar atë që të mos humbasë kurrë 1 kundër 1 në ofensivë dhe të arrijë 94% në K-Pas.

Në tetor, Zlatan Ibrahimovic luajti derbin kundër Interit në Serie A, duke e fituar atë falë golave të tij. Suedezi barazoi 3-3 kundër Romës, duke shënuar edhe dy gola me këtë rast. Vendimtar qe edhe ndaj Udinese, në fitoren e fundit të Milanit. Në përgjithësi, Zlatan Ibrahimovic kryeson tabelën e top-shënuesve të Serie A, me shtatë gola, i ndjekur nga Belotti me gjashtë gola. Luigi De Siervo, CEO i “Lega Serie A”, e prezantoi në këtë mënyrë çmimin për Zlatan:

“Fillimi i sezonit i Zlatan Ibrahimovic ishte i mahnitshëm, me shtatë gola të shënuar në katër ndeshje. Sulmuesi i Milanit ka ndryshuar fytyrën e ekipit kuqezi që kur u kthye në kampionatin tonë, duke tërhequr bashkëlojtarët në fushë me karizmën dhe cilësitë e tij. Teknikisht mbetet një kampion i vërtetë. Ibrahimovic është një kampion i pafund dhe prova se mosha nuk përbën një faktor përcaktues nëse punoni çdo ditë me seriozitet, entuziasëm dhe pasion”.