Futbollisti i Juventusit Paulo Dybala tha se ata që mohojnë ekzistencën e virusit korona “janë intelektualisht të njëjtë me ata që pretendojnë se Toka është një pllakë e sheshtë”. Dybala kishte virusin korona në mars, ai kaloi një muaj në izolim dhe ai tha se ndihej keq dhe se po luf tonte për të marrë frymë.
“Ata që mohojnë ekzistencën e virusit COVID-19 kanë të njëjtat vlera intelektuale si ata që besojnë se Toka është një pllakë e rrafshët. Unë nuk mendoj se kam nevojë të them diçka më shumë,” tha Dybala për Vanity Fair. Futbollisti argjentinas shtoi se nuk ka frikë të infektohet përsëri. Iu deshën më shumë se dy muaj për t’u rikuperuar plotësisht para se të kthehej në fushë.