Gjiganti dhe kampioni aktual i Premier Ligës Liverpool, i ka tetë lojtarë nga formacioni bazë të nominuar për çmimin “Ekipi më i mirë i vitit” që ndahet nga UEFA, përcjell KosovaPress. Pas paraqitjeve të bukura sezonin që lamë pas, “Të Kuqtë” e fituan titullin e Premier Ligës, kështu duke e ngritur trofeun për herë të parë pas 30 vjetësh.
Më poshtë janë të bashkangjitur emrat e lojtarëve nga Liverpooli, që janë përzgjedhur këtë vit për këtë çmim. Mohamed Salah – Liverpool, Egjipt Sadio Mane – Liverpool, Senegal Jordan Henderson – Liverpool, Angli Thiago Alcantara – Liverpool, Spanjë Andy Robertson – Liverpool, Skoci Trent Alexander-Arnold – Liverpool, Angli Virgil van Dijk – Liverpool, Holandë Alisson Becker – Liverpool, Brazil