Angelina Friedman është prekur për herë të dytë nga koronavirusi dhe ka arritur të mbijetojë. 102-vjeçarja i mbijetoi Gripit spanjoll në vitin 1918, mposhti kancerin dhe tani fitoi dy herë betejën me virusin. Angelina u infektua për herë të parë në mars. Ajo kaloi një javë në spital para se të kthehej për t’u izoluar në dhomën e saj. Me 20 prill ajo rezultoi negative. Në fund të tetorit, e bija Joanne Merola mori një telefonatë nga shtëpia e të moshuarve, ku iu tha se Angelina kishte rezultuar përsëri pozitive.
“Ajo kishte simptoma, ethe, kollë të thatë, ndërsa të moshuarit e tjerë u izoluan” , tha Merola. Më 17 nëntor ajo mori lajmin se e ëma kishte rezultuar negative dhe pas këtij lajmi Friedmani u zhvendos nga izolimi në dhomën e saj. Edhe pse ka humbur pjesën e degjimit dhe shikimi i saj eshte i dobët, e moshuara ende gëzon jetën. Mosha e madhe e të moshuarës është si rezultat i trashëgimisë, sepse ajo thotë që në familjen e saj të gjithë kanë vd ekur të paktën në moshën 95 vjeç, vetëm një xhaxha që e “theu” këtë rregull.