Procesi Deputeti që Duan ka prodhuar një numër të lartë aplikantësh të cilët aspirojnë të bëhen deputet nën siglën e Partisë Socialiste. Top Channel ka mësuar se deri më tani kanë aplikuar 1587 persona për të qenë pjesë e garës së 25 Prillit. Numri 2 PS Taulant Balla u shpreh i kënaqur për këtë proces. Balla: Jemi shumë entuziast për angazhimin që ka krijuar ky proces për cilësinë shumë të mirë të aplikantëve dhe pas fundit të kësaj jave do të kemi një proces përzgjedhës pasi është e pamundur të jenë pjesë e procesit duke respektuar transparencën e deritanishme të gjithë të dhënat për numrin e të gjithë atyre që janë përzgjedhur për fazën e dytë do të bëhen publike në fund të kësaj jave.
I pyetur për qëndrimin më të fundit gjerman për hapat e mëtejshëm drejt BE-s, Taulant Balla dha këtë koment. “Gjermania flet duke sjellë sensibilitetet e të gjitha vendeve anëtare. Nuk ka një konsensus brenda 27 vendeve anëtare të BE kushtet e largimit të Britanisë së Madhe. Nuk bëhet fjalë për një ndryshim qëndrimi të Gjermanisë. Gjermania cdo moment ka pasur dëshirën dhe gatishmërinë në konferenca ndër qeveritare të mbahet në dhjetor të ketij viti në përfundim të presidencës gjermane”.