“Boxing Day” në Angli, është një nga traditat më të rrënjosura dhe më të dashura: Zhvillimi i ndeshjeve në ditën e Shën Stefanit është bërë një ritual shumë i dashur për gjithë botën. Gati dy dekada më parë, pikërisht në “ Boxing Day”, u shkruajt një pjesë e historisë për Premier League dhe për futbollin anglez në përgjithësi.
26 dhjetori i vitit 1999, në fakt, hyri në histori për një arsye të veçantë: Chelsea e Gianluca Vialli-t u bë skuadra e parë në historinë e Premier League-s që hodhi në fushë një ekip pa as edhe një anglez në fushë. Njëmbëdhjetë të huaj, një ekip kozmopolit që përfaqësonte pak nga e gjithë bota: ky është ekipi që Gianluca Vialli krijoi për ndeshjen kundër Southampton. Duhet theksuar, në çdo rast, se nuk ishte i gjithi faji i Vialli-t.
Shumë nga lojtarët anglezë që shpesh ishin titullarë mungonin për shkak të lëndimit ose skualifikimit, përfshirë Dennis Wise dhe Chris Sutton. Pavarësisht nga skepticizmi, Chelsea arriti të fitojë atë ndeshje, falë një dopjete nga norvegjezi Flo.
Londinezët,triumfuan me rezultatin 2-1, dhe e mbyllën kampionatin në vendin e pestë, me Manchester United që fitoi Premier League me rekordin e 91 pikëve. Por, në “Boxing Day” të vitit 1999, Gianluca Vialli dhe djemtë e tij arritën të ndryshonin në çdo rast të ardhmen e Premier League.