Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në Milano me anë të një njoftimi zyrtar lajmëroi sot të gjithë qytetarët shqiptarë se dita e nesërme është data e fundit për të tërhequr pasaportat biometrike.

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Milano njoftoi se në datat 30 dhe 31 dhjetor nuk mund të bëhet tërheqja e pasaportave biometrike dhe kartave të identitetit për arsye të inventarit vjetor. Sipas konsullatës, data e fundit të tërheqjes së pasaportave është dita e nesërme ndërsa shërbimi rifillon rregullisht në datën 4 janar 2021.