Nuk ndiheni të gëzuar këtë periudhë të vitit? Nuk je i vetmi. Shumë njerëz theksojnë se pushimet sjellin po aq stres sa dhe gëzim. Por, ka disa mënyra për të zvogëluar ose minimizuar stresin që ndjeni gjatë pushimeve dhe për ta bërë kujdesin ndaj vetes një përparësi.

Pranoni papërsosmërinë-Ekspertët shpjegojnë se ndërsa përgatitemi për pushime, ne shpesh ndihemi të mërzitur kur festimet nuk i përmbushin pritshmëritë. Para se të filloni përgatitjen, pranoni se gjërat mund të mos shkojnë saktësisht siç janë planifikuar. Papërsosmëria është e shëndetshme dhe normale.

Jini mirënjohës-Sezoni i festave është një kohë e mirë për të praktikuar mirënjohjen. Tregohu mirënjohëse me familjen dhe fal problemet e së shkuarës. Merrni kohë për të ndaluar dhe mendoni për atë për të cilën jeni vërtet mirënjohës dhe vlerësojeni.

Bëni një sasi të mjaftueshme gjumi-Gjumi në kohën e duhur është gjëja e fundit në mendjet tona gjatë pushimeve, veçanërisht nëse po qëndroni zgjuar vonë për t’u argëtuar. Sidoqoftë, duhet t’i jepni përparësi orarit të gjumit pasi privimi mund të çojë në stres, ankth dhe madje edhe depresion.