Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, u shpreh se “shëndetësia është një ndër sektorët kryesorë me fokus të veçantë në buxhetin e vitit 2021, ku i adresohet një fond me rritje 10.7 miliardë lekë më shumë se vitin e kaluar”. Gjatë një interviste televizive, Denaj theksoi se 8 miliardë lekë është fondi i shtuar për rritjen e pagave për punonjësit e shëndetësisë dhe të arsimit.

Ndërkohë që vijoj Denaj, në buxhetin e vitit që vjen, arsimi, infrastruktura dhe bujqësia, kanë marrë vëmendje kyçe, me financime të shtuara buxhetore . “Bujqësia është një nga sektorët që dha një kontribut të shtuar në ekonominë e vendit në këtë situatë të vështirë të krizës që krijoi pandemia COVID-19. Bujqësia pati një rritje me 20% të PBB”, tha Denaj .

Ajo theksoi se, me qëllim mbështetjen e bujqësisë, fermerëve, agrobiznesit dhe rritjen e prodhimit vendas, 1 miliardë lekë është fondi i shtuar për vitin 2021, që i adresohet mbështetjes së skemës së naftën për bujqësinë. Duke u ndalur në mbështetjen që dha qeveria për uljen e barrës financiare të individëve dhe biznesit, në kushtet e vështira të ekonomisë nga pandemia, Denja theksoi se “përfituan 300 mijë individë dhe 80 mijë biznese nga paketat e ndihmës financiare dhe masat e tjera të shtuara nga BSH, për moratoriumin e kësteve të kredisë”. Denaj theksoi se në kushtet aktuale, një mbyllje e plotë e ekonomisë, nuk do të ndihmonte ekonominë dhe shëndetësinë.