Ish kryeministrit, Bashkim Fino, humb njeriun më të shtrenjtë të jetës së tij. Bëhet me dije se ditën e sotme është shuar nga kjo jetë nëna e ish kryeministrit Fino.

BASHKIM FINO ka një karrierë të gjatë politike dhe të hershme në Partinë Socialiste. Prej vitit 1997 e në vazhdim është anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste. Kulmi i karrierës së tij do të shënohej në vitin 1997, ku do të zgjidhej Kryeministër i vendit në qeverinë e Pajtimit Kombëtar, post që do ta mbante nga muaji mars deri në korrik. Z. Fino ka mbajtur disa poste ministrore. Nga vitit 1997 deri në 1998 ushtroi detyrën e Ministrit të Pushtetit Lokal, njëkohësisht dhe Zv/kryeministër. Në 1999 deri në vitin 2001 do të ishte ministër i pushtetit lokal. Gjatë viteve 2001-2002 ka qenë Ministër i Punëve Publike dhe Turizmit. Ndërsa në periudhën 2004, Ministër i Rregullimit të Territorit dhe Turizmit. Fino prej vitesh është deputet i Parlamentit dhe një figurë dhe zë i spikatur.