Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar me rastin e 8 Dhjetorit. Me anë të një statusi në Facebook Spiropali shkruan:

8 Dhjetori, Dita e Rinisë, Dita e Lirisë, Dita e guximit dhe sakrificës së disave për të mirën e të gjithëve. Do ta kujtojmë e festojmë gjithmonë si ditë frymëzimi, ditë guximi, për të na e shtuar hovin ta bëjmë Shqipërinë si e meriton, vend të punës, begatisë, shpresës, si e deshën idealistët që e ëndërruan, rilindasit që e pavarësuan, martirët që u sakrifikuan.