Gjatë 24 orëve të fundit tetë pacientë kanë vd ek ur dhe janë regjistruar 345 raste të reja me COVID-19, pas testimit të 1.501 mostrave. “Rastet e vd ek jes janë nga komunat: Mitrovicë 2 raste (85, 79 vjeç), Prizren 2 raste (70, 65 vjeç), Pejë 1 rast (68 vjeç), Rahovec 1 rast (62 vjeç), Klinë 1 rast (69 vjeç), Ferizaj 1 rast (79 vjeç)”, thuhet në njoftimin e Institutit. Në 24 orët e fundit, sipas IKSHPK-së janë shëruar edhe 436 pacientë. Që prej mesit të marsit, e deri më 19 dhjetor, Kosova ka regjistruar 48.682 raste me koronavirus. Prej tyre, 1.248 pacientë kanë vd ek ur dhe 36.226 janë shëruar. Raste aktive vazhdojnë të jenë 11.208.

Të shtunën, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti njoftoi për masa të reja kundër koronavirusit. Aty përfshihen ndalimi i organizimeve të fundvitit nga institucionet publike, ndalimi i organizimit të aktiviteteve dhe ekskursioneve nga shkollat si dhe informimi i qytetarëve të Kosovës që jetojnë jashtë vendit, për masat që ka ndërmarrë Qeveria e Kosovës.

Hoti po ashtu paralajmëroi se në ditët në vijim, Ministria e Shëndetësisë do të prezantojë edhe masa shtesë kundër koronavirusit, në prag të festave të fundvitit.