Presidenti amerikan Donald Trump refuzoi ti përgjigjej pyetjes nëse do të merrte pjesë në inaugurimin e Presidentit të zgjedhur Joe Biden në janar. Trump vazhdon të këmbëngulë që Biden ka humbur.
“Unë nuk dua të flas për këtë” i tha presidenti drejtuesit të Fox News, Brian Kilmeade, në një intervistë televizive kur e pyeti nëse ai “do të paraqitej në inaugurim”. Trump më pas pretendoi se ai nuk i humbi zgjedhjet. “Unë dua të flas për këtë. Ne kemi bërë një punë të shkëlqyeshme. Kam marrë më shumë vota se çdo president në historinë e vendit tonë… Dhe ata thonë se kemi humbur në zgjedhje.”
Ekipi i fushatës së presidentit në detyrë, Donald Trump ka ngritur dhjetëra procese gjyqësore që pretendojnë mashtrim të gjerë të votuesve në disa shtete.