Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës “Nënë Tereza” ka konfirmuar 15 fluturime për datën 25 dhjetor 2020. Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës sqaron pasagjerët të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi dhe shtetet pritëse për rregullat e karantinës dhe të respektojnë protokollet e higjienës. Maskat janë të detyrueshme. Lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian, nënshtetasit EU dhe qytetarët që plotësojnë kushtet e udhëtimit, sipas vendeve pritëse.

Tirana International Airport njofton se fluturimet e konfirmuara për ditën e premte janë: Pegasus – Tiranë – Stamboll dhe kthim Wizz Air – Tiranë – Paris dhe kthim Air Albania – Tiranë – Stamboll dhe kthim Air Albania – Tiranë – Milano dhe kthim Air Serbia – Tiranë – Beograd dhe kthim TUI – Tiranë – Bruksel dhe kthim Albawings – Tiranë – Piza dhe kthim Air Albania – Tiranë – Bolonja dhe kthim Air Albania – Tiranë – Romë dhe kthim