Aktorja e njohur, Emma Roberts është bërë nënë për herë të parë. Ajo ka mirëpritur fëmijën e parë me të dashurin 36 vjeçar, Garret Hedlund.

Sipas mediave ndërkombëtare, aktorja ka zgjedhur për të birin, emrin Rhodes. Kujtojmë që performuesja e “Scream Queens” ka konfirmuar shtatzëninë me aktorin e “Mudbound” në gusht, në një status të publikuar në rrjete sociale.

Roberts dhe Hedlund ndërkohë kanë filluar të takohen me njëri-tjetrin që nga marsi i vitit 2019. Aktorja e “We’re the Millers” në një intervistë për Cosmopolitan në nëntor deklaroi se duhej të ngrinte vezët për t’u siguruar që ajo do të ishte në gjendje të kishte fëmijë në të ardhmen. “Unë gjithashtu u tmerrova. Vetëm vendimi për ta kaluar atë dhe për të zbuluar, ndoshta, se nuk do isha në gjendje të kisha fëmijë”, ka thënë Roberts.