Massimiliano Allegri ishte zgjedhja e parë në Paris Saint-Germain pas shkarkimit të trajnerit Thomas Tuchel, por gjiganti francez nuk e pranoi kërkesën e italianit për pagë. Gazeta franceze “Le Parisiens”, pretendon se ish-trajneri i Milanit dhe Juventusit ishte në krye të listës së dëshirave të PSG-së për të zëvendësuar gjermanin Tuchel në krye.
PSG vendoi të ndahet me trajnerin gjerman më 24 dhjetor dhe Mauricio Pochettino shihet si pasardhësi i tij në Parkun e Princave. Drejtori sportiv Leonardo, sipas gazetës franceze, ka paraqitur Allegrin si trajnerin e ardhshëm në kryeqytetin francez, por kërkesat e tij të mëdha për pagën bënë që marrëveshja të dështonte. Thuhet se Allegri i kërkoi 12 milionë euro në sezon dhe PSG-ja u detyrua të kërkojë tjetër trajner.