Derisa Thomas Tuchel u largua nga PSG dhe këtë skuadër pritet ta merr Mauricio Pochettino, edhe preferencat për lojtarë ndryshojnë. Sipas Le10Sport, Mauricio Pochettino me më shumë mundësi pritet që të nënshkruajë me Dele Alli sesa me Christian Eriksen si trajner i Paris Saint-Germain.

Argjentinasi pritet të marrë në dorë skuadrën nga Parc des Princes dhe tashmë është lidhur me transferimin e disa lojtarëve të Tottenhamit. Por, Alli vlerësohet lart nga menaxheri se sa Eriksen, me ish plejmejkerin e Spurs që ka dështuar të tregoj vlerat e tij në Serie A.