Nga Artur Ajazi/
Kjo që ndodhi ditët e fundit, me demek “protesta dhe zemërimi të rinjve të Partisë Demokratike për vrasjen e 25 vjeçarit”, ishte vula përfundimtare e skenarit që Lulzim Basha i dha degradimit dhe shkatë rrimit të asaj force politike. E ndërsa shqiptarët dhe bota, presin që kryetari i një partie, të përmbyllë pozitivisht gjithçka në Partinë Demokratike, të regjenerojë frymën e tolerancës dhe bashkëpunimit me institucionet ligjore, sheh se si ai bëhet sërish nxitësi dhe autori kryesor i protestave të dhu nshme.
Shqipëria për të disatën herë brënda pak muajsh, po bëhet arenë e vandalëve, që nisen me parrulla banale “drejtësi dhe dorëheqje”, dhe përfundojnë me dhunën ndaj policisë, dhe shkatërrimin e institucioneve. Jo, kurrën e kurrës, Policia e Shtetit dhe strukturat ligjzbatuese, nuk duhet të tolerojnë një grusht njerësish anonimë, të pashkolluar dhe të keqpërdorur, të mbajnë peng rendin dhe qetësinë e qytetarëve të këtij vendi. Atyre u duhet treguar vetëm forca e ligjit. Atyre u duhet treguar forca dhe reagimi i shumicës së qytetarëve, që dënojnë fuqishëm nxitjen dhe dirigjimin nga zyrat e Partisë Demokratike, të një proteste që synon të djegë pasurinë e përbashkët, dhe jo të respektojë kujtimin e 25 vjeçarit të vr arë.Lulzim Basha po ecën me suguri të plotë drejt degradimit dhe fazës së fundit, shkat ërrimit të Partisë Demokratike. Ai nuk ka dhe nuk njeh parime, ai nuk ka dhe nuk njeh ideale,ai nuk ka dhe nuk njeh tolerancë dhe frymë bashkëpunimi, ai njeh vetëm pushtetin dhe pasurinë e tij. Lulzimi e ka vendosur tanimë, të djegë dhe shkat ërrojë Shqipërinë, duke hedhur “gurin” (me ndihmën e Doktorit) dhe duke fshehur dorën në SHQUP.
Ajo që ka ndodhur dhe ka gjasa të ndodhë sërish në Tiranë dhe disa qytete të vendit, me “protestues” vandalë, janë vepra e Lulzimit dhe Saliut, janë vepra e dy vampirëve të pushtetit, që nuk u ngopën së zhvaturi sa kishin pushtetin, por kërkojnë që duke përdorur “demokratët” e Kamzës apo Bathores, të përmbysin me forcë një qeveri të ligjshme. Ta harrojnë se mund të bëjnë presione me turma të çoroditura ndaj qeverisë dhe kryeministrit Rama, ta harrojnë se mund të bëjnë çfarë të duan me djersën dhe taksat e shqiptarëve, ta harrojnë se një grusht “ushtarësh” të instruktuar në SHQUP, mund ti trembin strukturat dhe uniformat e shtetit.Selitë diplomatike në Tiranë dhe faktori ndërkombëtar, po ndjekin me shqetësim situatën e 2-3 ditëve të fundit, kaosin dhe shkat ërrimet e vandalëve që justifikohen me gjoja “zemërim ndaj ngjarjes së ndodhur”.
Ata nuk kanë asnjë ndjenjë të tillë, ata nuk e njohin dhimbjen dhe trishtimin, respektin ndaj të ndjerit, ndryshe nuk do të digjnin, shkatërronin dhe plagosnin (me tendencë për ti vrarë) uniformat blu. Ata janë thjesht “ushtarët e revolucionit” së Lulzimit dhe Saliut, që po përdoren derisa të marrin përgjigjen e duhur nga strukturat ligjore, pastaj do të lihen në vetmi nga vamp irët e pushtetit.