Indinjata e mjaft qytetarëve mbi reagimin e dhu nshëm në Tiranë dhe disa qytete, si një vlug që duket është përgatitur si strategji, ka sjellë edhe reagimet e tyre. Gazetarë e aktivistë shkruajnë në postimet e tyre pikëpyetjen e hedhur prej ditëve, që nëse do të duan të shfrejnë mllefin të pakënaqurit, përse nuk dynden tek Gjiri i Lalsit. Si një sinjal për të shënjestruar një simbol të grumbullimit të pasurisë e jetës së luksit të një pjese të elitës politike në vend.

Por reagimet që kanë marrë nga njerëz pranë atyre që identifikohen me Gjirin e Lalzit janë shumë të dhun shme verbalisht. Sharrje dhe kërcënime. Që këtu, duket qartë lëvizja e një qarku politik, i cili që ditën e parë të vde kjes tra gjike të Klodian Rashës, nisi që të shpërndante në një reaksion zinxhir dacibaot me qëllim nxitjen e reagimit të dhu nshëm ndaj qeverisë dhe policisë. Po profilohet një lëvizje, e cila, siç e ka thënë me kohë edhe Ilir Meta, parashikon “revolucionin” e “popullit të 2 marsit”.

Një shpërthim agresiv dhe reaktiv lëvizjesh të dhun shme, që duket shikohet si instrumenti i vetëm politik drejt zgjedhjeve të 25 prillit. Reagim, që natyrisht nuk do të ketë një udhëheqje politike apo përplasje të hapur, por një “taktikë guerile” për të shkaktuar incidente sa më dramatike. Vde kja e 25vjeçarit, duket se është vik tima që ky grup politik kërkon prej vitesh në protestat e përplasjet me policinë, për ta pasur si atunë e vetme që të realizojë ata që ata dinë më mirë; kushtezimin në tavolinë të pushtetit dhe negocimin e pushtetit të pas 25 prillit.

Synimi për largimin e Sandër Lleshajt dhe Ardi Veliut, më shumë se një trofe politik, është konsideruar një akt pragmatist të njerëzve që “ua morën dorën” protestave të dhunshme dhe arritën të menaxhojnë për 2 vjet një numër të lartë guerriljesh urabane dhe përplasjesh me forcë në dyert e Kryeministrisë dhe Parlamentit. Ata kërkojnë që të vijë në krye të Ministrisë e Policisë një “aguridh” politik, që sipas tyre njeh më mirë presionin dhe negociatat, sesa menaxhimin e krizave të këtij lloji.

Ndaj dhe nuk ndalen me aktin simbolik dhe politik të dorëheqjes, sepse nuk duan trofe, duan të mpijnë dhe të vënë në pasiguri forcat e rendit, duke riaktivizuar kolona dhe kontigjente kr iminale. Ndaj dhe nuk ishte aspak e rastësishme veprimi pas një aksioni të SPAK në hapjen e dosjeve ku përfshihen baronët më të mëdhej të krimit në vend. Por ka një gjë që duket se ka hasur pengesë në këtë rast, një reagim i përgjithshëm publik, mbi një kundër-reaksion popullor ndaj asaj që përbën “Gjiri i Lalzit”, që ata e shikojnë si shtabi i revolucionit të ri. Nga ku shpërndahen jo vetëm urdhërat, por edhe mjetet e marifetet për guerriljen e re.Ankthi për një kundërveprim drejt Lalzit, duket se është fenomeni i ri i këtij revolucioni që është projektuar më shumë si një “intifadë” që të bëjë hi e pluhur gjithçka për hir të klanit Berisha-Meta.