Washington Post
Demokracia amerikane ka kaluar katër vitet e fundit nën sulm – nga vetë Shtëpia e Bardhë. Populizmi autoritar i presidentit Trump ka dëmtuar themelet e republikës. Megjithatë përpjekjet e Trump për të minuar sistemin kanë një përfitim të paqëllimshëm. Ai zbuloi pikat e dobëta që kanë ekzistuar gjithmonë në demokracinë amerikane dhe i ekspozoi që të gjithë t’i shihnin. Detyra e amerikanëve nuk është vetëm të rregullojnë dëmin, por gjithashtu të mbushin boshllëqet gjithashtu. Nëse ata arrijnë ta bëjnë diçka të tillë, epoka e Trump mund të përfundojë në mënyrë pozitive duke nxitur reforma që e bëjnë demokracinë amerikane më elastike.
Pas Watergate, Kongresi miratoi një propozim reformash për të parandaluar që një Nikson i ardhshëm të abuzojë sërish më pushtetin. Akti i Etik, Akti i Fuqive të Luf tës dhe amendamenti Hughes-Ryan ishin përgjigje legjislative ndaj presidencës. Megjithatë presidenca e Trump ka treguar se shumë nga normat e krijuara të lidhura me sjelljen e presidentëve janë po aq të forta sa prangat prej plastike. Demokracia amerikane i ka mbijetuar Trump, tani për tani. Amerikanët shpëtuam pjesërisht nga paaftësia e Trump dhe pjesërisht nga verdikti i votuesve.
Për t’i parandaluar, nevojiten tre reforma thelbësore. Së pari, Trump demonstroi se sa e lehtë është për një president të politizojë ligjin, duke e kthyer atë në një armë kundër kundërshtarëve dhe një mburojë për miqtë e tij. Në shumë vende, një shtrembërim i tillë i sistemit ligjor është hapi i parë në rrugën drejt autoritarizmit. Republikanët e quajtën të padrejtë takimin e Prokurores së Përgjithshme Loretta E. Lynch me Bill Clinton në aeroport ndërsa Hillary Clinton po kandidonte për presidente. Trump pushoi nga puna një drejtor të FBI-së sepse po hetonte presidentin, i fali aleatët politikë dhe udhëzoi William P. Barr të ulte dënimet për miqtë e Trump.
Amerikanët nuk mund të mbështeten te normat dhe mirëbesimi. Ata kanë nevojë për ndryshime ligjore për t’u siguruar që presidentët nuk janë as mbi ligjin, dhe as nuk mund t’i përkulen vullnetit të tyre për përfitime personale ose politike. Shtëpia e Bardhë duhet të ndalohet ligjërisht nga përpjekjet për të ndikuar në çdo rast që është larg politikës. Të emëruarve politikë, duke përfshirë edhe Prokurorin e Përgjithshëm, duhet t’u kërkohet të heqin dorë nga ato raste. Për më tepër, një bord mbikëqyrës jopartiak duhet të jetë i autorizuar të shqyrtojë faljet për aleatët politikë, miqtë ose të afërmit e presidentit. Mund të duhet një ndryshim në kushtetutë për të arritur këtë gjë, por është një reformë thelbësore që ia vlen.
Së dyti, Trump shfrytëzoi të metat në sistemin zgjedhor amerikan për të minuar besimin në procesin demokratik. Qeveria duhet të rishikojë ligjet federale të zgjedhjeve. Në shtetet demokratike, administrata zgjedhore përbëhet nga nëpunës civilë jo-partiakë. Komisionit Federal të Zgjedhjeve i mungoi kuorumi për pjesën më të madhe të 15 muajve të fundit. Të rregullosh diçka të tillë është e komplikuar. FEC(Komisioni Federal i Zgjedhjeve) duhet të riformohet për të qenë i ngjashëm me komisionin e pavarur zgjedhor të Australisë. Shtetet e Bashkuara gjithashtu mund të mandatojnë regjistrimin automatik të votuesve, i cili do të zgjeronte pjesëmarrjen ndërsa nga ana tjetër do të siguronte një bazë të dhënash të regjistrimit efektiv për të parandaluar çdo rast të mashtrimit të votuesve. Shërbimit Postar të SHBA-së mund t’i kërkohet të dorëzojë të gjitha fletët e votimit me postë brenda pesë ditësh, me fonde të përshtatshme për ta bërë të mundur këtë.
Së treti, Trump demonstroi se presidentët mund të jenë të korruptuar dhe të mos vuajnë asnjë pasojë. Normat e etikës duhet të bëhen ligje të etikës. Presidentëve duhet t’u kërkohet të heqin dorë nga interesat e mundshëm kompromentues financiarë. Kandidatët e partive kryesore duhet të detyrohen të lëshojnë deklarata tatimore të 1o viteve. Gjithashtu, duhet të ketë ligje më specifike që sigurojnë që ish-presidentët të mos abuzojnë me lejet e tyre të sigurisë për fitime në të ardhmen. Siç u bë e ditur edhe para se Trump të merrte detyrën, kërkohen reforma më të thella strukturore. Gjithashtu kërkohet më tepër transparencë në financat e fushatës. Kolegji zgjedhor duhet të eliminohet ose reformohet. Amerikanët duhet t’i japim fund manipulimit të zgjedhjeve dhe të adresojmë hendekun në rritje të shpejtë midis madhësisë së popullsisë dhe pushtetit politik në Senat.
H.R. 1, një paketë e reformave të tilla që u miratua nga demokratët në Mars 2019 por u detyrua të pranohej në Senatin Republikan, ishte një pikënisje të mirë. Por vetëm kaq nuk mjafton. Përpjekja për ta bërë demokracinë amerikane më rezistente ndaj demagogëve padyshim që do të përballet me rezistencën e republikanëve në Senat sepse do të shihet si një fyerje ndaj Trump. Kjo do të rrisë gjasat që disa reforma të miratohen, edhe nëse republikanët do të kenë kontrollin e Senatit. Epoka e Trump po mbaron ndërsa lufta për të ringjallur demokracinë amerikane sapo ka filluar.