Para pak ditësh, Andrra Destani, bashkëshortja e Sinan Hoxhës zbuloi se është shtatzënë për herë të dytë. Pavarësisht se lajmi ishte bërë publik në media prej kohësh, ata e mohuan fillimisht, duke dashur që ta mbajnë të fshehtë muajt e parë. Ndërkohë ishte vetë Andrra ajo që dha lajmin e shtatzënisë së dytë përmes disa fotove shumë të ëmbla në rrjete sociale. Përveç kësaj ajo zbuloi se është sërish në pritje të një djali, që do të thotë se Ansi do të bëhet me vëlla.
“Kete fundvit, esenca e atmosferes festive ne familjen tone eshte pohimi i lutjeve te Ansit! Falenderuese pafund Zotit, per dhuraten me te bukur te Ansit, nje vella… Nje perkedhelje e embel per Ansin po vjen…”, shkroi Andrra. Ndërkohë ditën e sotme ajo ka publikuar një tjetër foto me barkun e rrumbullakosur dhe ka zbuluar se në cilën fazë të shtatzënisë ka arritur. Andrra ka treguar se është në muajin e gjashtë të pritjes së ëmbël dhe sa më shumë kalojnë ditët, aq me padurim pret të njihet me vogëlushin e saj të dytë.
“Të qenurit shtatzënë do të thotë se çdo ditë e më shumë i afrohem takimit me dashurinë tjetër të jetës sime. 25 javëshe”, shkruan Andrra. Kjo do të thotë se fëmija i dytë i çiftit të njohur mund të vijë në jetë nga muaji mars. Kujtojmë se djali i parë i tyre ka lindur në maj të 2016-tës dhe vitin e ardhshëm do të festojë 5-vjetorin si vëlla i madh.