Ne konferencën argumentueshëm me te vështire te kryeministrit britanik Boris Johnson qe kur filloj pandemia, ai njoftoje se duke filluar nga e diela, ndryshe nga një jave me pare, miliona banore te Londrës dhe pjesëve te mëdha te Anglisë juglindore dhe lindore do kalojnë ne lockdown, ose siç njihet ne Nivelin e Katërt.

E gjitha kjo për shkak te një mutacioni te ri te coronavirusit i cili është zbuluar ne Londër dhe Anglinë Jugore, i cili rezulton se ka një nivel transmetueshmërie mjaft te larte, deri ne 77 per qind me shpejt sesa çdo variacion u virusit i njohur deri me sot. Nuk ka prova se eshte me vdekjeprurëses dhe me rezistent ndaj vaksinës se re. “Ne dimë mjaftueshëm per te vepruar menjëhere”, tha Boris Johnson ne konferencën e shtypit. Banoret e Londrës dhe Anglisë lindore dhe juglindore nuk do lejohet te takohen gjate periudhës se krishtlindjeve dhe Vitit te ri.

Nga e diela, dyqanet jo esenciale, palestrat, sallonet e bukurisë do te mbyllen dhe njerëzit e urdhëruan te qëndrojnë ne shtëpia vetëm ne rast se do duhet te shkojnë ne pune ne rast se nuk punojnë dot nga shtëpia nëse punojnë një arsim, kujdesin ndaj femijeve si dhe për ushtrime fizike. Britaniket do duhet te shqyrtojnë me kujdes mundesine e udhëtimeve jashtë shtetit dhe vetem per arsye pune. Masat e Lockdown-i do jene ne fuqie per dy jave përfshi edhe periudhën e Vitit te Ri. Britania po përjeton shifra te larta infektimesh dhe shifra e se shtunës, tregon se ka pasur 27 mije infektime me Covid 19 dhe 534 v d ek je.