Kompania “Apple” njoftoi sot heqjen nga “App Store” i saj të një aplikacioni amerikan, që promovonte festat private gjatë pandemisë së COVID-19, sipas faqes online të “BBC News”.
“Aplikacioni “Vybe Together” e quante veten një komunitet privat për të gjetur, bashkuar dhe organizuar festa”, tha “Apple”.
Në një video të fundit në llogarinë e saj në “TikTok”, “Vybe Together” pohoi se zhvillonte festa sekrete çdo fundjavë. Megjithëse llogaria e saj në platformë, si edhe faqja e saj në internet, është hequr, “Vybe Together” zotohet se do të rikthehet me festat e saj