Nga Klevis Bakillari/ Sundimi i ligjit përcaktohet në fjalore të Oksfordit si “autoriteti dhe ndikimi në shoqëri, veçanërisht kur shikohet si një kufizim/rregullim i sjelljes individuale dhe institucionale”. Të gjithë anëtarët e një shoqërie , të çdo shtrese apo klase, ata në qeveri apo opozitë, konsiderohen njësoj si subjekt i kodeve dhe proçeseve ligjore të zbuluara publikisht. Siç pa dashuri nuk ka jetë, edhe pa ligj nuk ka liri. Sundimi i tij, lulëzon në një shoqëri me institucione të forta e të pavarura. Institucionet e forta janë themeli i qeverive të qëndrueshme. Abraham Lincoln përshkroi demokracinë si qeverisje të njerëzve, nga njerëzit dhe për njerëzit. Populli shqiptar e ushtron qeverisjen nëpërmjet të zgjedhurve të tij, në parlament.
Në demokracitë me institucione të forta, prodhohet një qeverisje plotësisht demokratike. Sistemi gjyqësor (drejtësia), ekzekutiv (qeveria) dhe legjislativ (parlamenti) janë shtylla të shtetit ligjor. Sa më i pavarur nga ekzekutivi sistemi gjyqësor, aq më e drejtë do të jetë jeta sociale dhe demokratike e Shqipërisë.
Qeveria e PS bëri të mundur kalimin nga ‘man of law’ ku ligjin e bënte individi, në ‘rule of law / RoL’ ku ligji mori rolin të vendosi rregull. Kishim një sistem gjyqësor të kalbur nga korrupsioni. U shemb i vjetri dhe i riu vazhdon të jetë një kantier në ndërtim e sipër. Gjithësesi, rëndësia e institucioneve të forta në një demokraci nuk mund të mbivlerësohet. Institucionet, si entitete për organizimin e konkurrencës politike, legjitimimin e sundimtarëve(qeverisë) dhe zbatimin e rregullit, duhet të përmbushin elementet e demokracisë që janë: pjesëmarrja e njerëzve qoftë drejtpërdrejt ose indirekt, pavarësia e gjyqësorit, ndarja e pushteteve, sundimi i ligjit, mbrojtja e të drejtave themelore të njeriut, zgjedhje të lira, të mundësojnë lirinë e shtypit, të sigurojnë përgjegjësinë, si dhe transparencën e zyrtarëve qeveritarë.
Një shembull i besueshëm është shembulli i Republikës Presidenciale të Afrikës së Jugut kur Gjykata Kushtetuese e Afrikës së Jugut dha gjykim kundër Presidentit Jacob Zuma, dhe Presidenti pranoi gjykimin. Gjykata vendosi që Asambleja Kombëtare e Parlamentit kishte dështuar në detyrimin e saj kushtetues për ta mbajtur Presidentin Jacob Zuma të përgjegjshëm!
Pra siç shihet, parlamenti duhet të ruaj përgjegjshmërinë e presidentit, të mbajë presidentin brënda shinave institucionale, të frenojë presidentin kur rrëshket, të ruajë figurën e presidentit. Edhe kur gjykata kushtetuese nuk funksionon, parlamenti ka fuqinë te ushtrojë këtë detyrim kushtetues. Në Shqipëri parlamenti e ka marrë përsipër ta luaj këtë rol që ja jep Kushtetuta. Të ruajë figurën e këtij Presidenti partiak, delirantit të kushtetutës, shakaxhiut të integrimit. Pra kushtetuta na thotë ‘ruani Presidentin’.
Komisioni hetimor, po vepron. Me maturi e preçizion. Nismat ligjore parlamentare s’kanë munguar si në sasi e cilësi, si për rregullimin e jetës institucionale të Presidencës edhe për kantierin e madhë të drejtësisë. Ato kanë ardhur nga dora e arkitektit të drejtësisë së re, z. Adnor Shameti. Më i spikaturi mes të spikaturve të jurisprudencës shqiptare.