As shiu dhe as vranësirat nuk i fshehin dot bukurinë Shirokës. Shiu i lehtë dhe vranësirat i kanë dhënë edhe më shumë magji Shirokës në Shkodër.

Gjethet e rëna kanë krijuar një tapet të artë, liqeni valëzon i qetë dhe pamja e ofruar është spektakolare.