Nje ndryshim emocional do filloj nga sot nen ndikimin e Aferdites ne Shigjetar deri ne datë 8 Janar te 2021. Duke lene pas Aferditen ne Akrep nen nje trysni te madhe psikologjike dhe negativiteti emocional dhe fiksim me historite qe na kane lodhur ne planin erotik, tashme do ta leme pas prapaskenen dhe do dalim ne drite. Ndjenjat tashme do kene nota optimiste. Mbeshtetje te rendesishme do marrim nga futja e Saturnit dhe Jupiterit ne Ujor qe bashke me Aferditen ne Shigjetar mund te garantojne mund te garantojnë nje mbyllje me filozofi optimiste te ketij viti te veshtire. Nuk e di ku do t’i gjejme horizontet e reja por e di qe do ti kerkojme dhe kush kerkon gjen, shprehet Meri.

Dashi-Nje dite e vecante hapet sot per te planifikuar te ardhmen apo nje udhetim jashte vendit apo nje lidhje me dike qe jeton larg dhe ka ardhur momenti t’i jepni shanse

Demi-Nje bashkepunim i fshehte do rezultojë i suksesshem dhe do dali ne drite bashke me nje projekt pune qe do ju ndihmojë te zini nje pozicion ne karriere. Ne jeten personale nje lidhje e fshehte deklarohet dhe surprizon dynjane

Binjaket-Gjithe sharmin dhe aftesite e mira i marrin tashme te tjeret qe mund te jene bashkepuntorë apo partnerët tuaj. Ju del per detyre tu afroheni dhe te bashkepunoni. Nje lidhje erotike finalizohet me sukses

Gaforrja-Jeta juaj do behet pak me e bukur pasi do shpetoni gradualisht nga goditjet ballore apo antagonizmi. Thjesht do terhiqni ne marreveshje te fshehta dhe lidhje te fshehta

Luani-Hapet nje periudhe e bukur ne jeten tuaj personale. Erotizëm dhe deshire per te kaluar bukur dhe me njerez te dashur. Mund te shpallni nje fejese, martese apo bashkepunim te ri

Virgjeresha-Perpiquni te merreni me angazhimet familjare apo me ndonje biznes familjar. Kjo do jete rruga e duhur per te patur fitime dhe stabilitet ne pune

Peshorja-Nga sot fillojne ditet me optimiste dhe te hapura ne levizje, mundesi dhe takime e dalje. Gjerat qe doni do behen me te qendrueshme ne jeten tuaj

Akrepi-Nje cast me i kendshem ekonomik hapet para jush sidmos tani me kete rritje te optimizmit tuaj edhe per ndonje udhetim e kontakt me jashte vendit. Mund te enderroni per nje shtepi apo prone, partner apo femije

Shigjetari-Aferdita ne shenjen tuaj do ju jap sharm dhe aftesi komunikimi. Cdo plan i juaji do merret me seriozisht dhe do takoni njerëzit e duhur. Do shpallni nje lidhje erotike si serioze apo lidhje te qendrueshme

Bricjapi-Nga sot optimizmin do ta mbani brenda jush duke u marre me jeten personale intime apo me ceshtjet ekonomike qe te ndjeheni me te sigurt

Ujori-Aferdita ne Shigjetar se bashku me ndikimin e planeteve ne Ujor qe do futen nga neser fillon dhe ju ve programin me te mire te jetes suaj ne veprim. Futeni ne listen e cdo kujt te interesuar dhe te rendesishem per ju

Peshqit-Interes te vecante ze puna dhe komunikimi me njerez te rendesishem qe duan tu sherbeni me besnikeri. Nje lidhje e fshehte me dike te madh ne moshë do fillojë te funksionojë mire per ju.