Mbrëmjen e djeshme ish-konkurrentja e “Përputhen”, Shqipe Hysenaj mori të gjithë vëmendjen me një foto të publikuar në Instastory ku pretendonte se në të ishte Andi dhe Tea. Shumë shpejt u mësua se vajza në foto nuk ishte Tea, por ish e dashura e Andit, e cila jeton në Gjermani.

Pas publikimit të kësaj fotoje, ka reaguar autorja e emisionit Olsa Muhameti, e cila i bën thirrje që ndjekësve të “Përputhen”, të mos ala rmohen, teksa ka dhe dy fjalë për Shqipen: “Çfarë bëjnë njerëzit për vëmendje!”.

“Qetësohuni! Qetësohuni! Thjesht fals al arm. Nesër kemi një super show, super takim, nuk do e prish për fals al armi. Të hënën do i sqarojmë të gjitha, se çfarë ka ndodhur, kush është e vërteta. Dhe një gjë mendoj me vete: Çfarë bëjnë njerëzit për vëmendje! Programi djeshëm ka shkuar prapë 1 milion (shkel syrin) Ciao”, shprehet Olsa.