Në një kohë kur kryeministri britanik Boris Johnson po feston ”triumfin” e tij pas largimit të Mbretërisë së Bashkuar nga BE, babai i kryeministrit tha se ishte në procesin e aplikimit për një pasaportë franceze për të mbajtur lidhjet e tij me Bashkimin Evropian. Stanley Johnson, një ish anëtar i Parlamentit Evropian i cili votoi që vendi të mos largohej nga BE në referendumin e 2016, i tha radios RTL se ai donte të bëhej një shtetas francez për shkak të lidhjeve të forta familjare me Francën.
“Nëse e shikoni biografinë time, unë jam francez. Nëna ime ka lindur në Francë, nëna e saj ishte franceze ashtu edhe gjyshi i saj. Për mua kjo ka të bëjë me rikuperimin e asaj që kam tashmë. Dhe më bën shumë të lumtur, ”tha 80-vjeçari Johnson, i cili po fliste në frëngjisht.
“Unë gjithmonë do të jem një evropian, kjo është e sigurt. Askush nuk mund t’u thotë britanikëve: ju nuk jeni evropianë. Të kesh lidhje me Bashkimin Evropian është e rëndësishme, ”shtoi ai. Djali i tij , Boris Johnson ishte fytyra publike e fushatës Leave në referendumin 2016 dhe thotë se Britania mund të “përparojë fuqishëm” si një komb plotësisht sovran jashtë asaj që ai e sheh si një BE tepër burokratik