Jorge Messi, babai dhe njëkohësisht agjenti i yllit të Barcelonës Lionel Messi i ka mohuar spekulimet që pretendonin se ai ishte takuar në një konsullatë të Katarit për një lëvizje të mundshme në Paris Saint-Germain. E ardhmja e yllit argjentinas ka qenë në dyshim të madh pasi zbuloi se ai donte të largohej nga Barcelona në verë, raporton Gazeta Express. Ndërsa të interesuar për 33-vjeçarin janë shumë klube të cilat që nga muaji janar, do të jenë të lira që të bisedojnë me lojtarin.
“Lidhja e Messit me Katarin dhe PSG bëhet gjithnjë e më e fortë,” pretendoi El Chiringuito, me një histori se si Jorge kishte një takim në një konsullatë të Katarit. Por, megjithatë Jorge Messi doli dhe i mohojë akuzat kundër televizioni spanjoll, me një postim në Instagram. “E pavërtetë. Një shpikje tjetër. Unë kam qenë në Argjentinë që nga shtatori”, shkroi babai i Messit.
Thashethemet mbi lëvizjen e mundshme të Messit në PSG filluan që dy javë pasi, ish-shoku i skuadrës së Barcelonës Neymar shprehu dëshirën e tij për të luajtur edhe një herë me argjentinasin. Nga 1 janari 2021, Messi do të lejohet të negociojë me klube të tjera lirisht, pasi do të ketë vetëm gjashtë muaj të mbetura në kontratën e tij aktuale me Barcelonën.