Aktori shqiptar shumë i njohur, Nik Xhelilaj i ftuar në emisionin radiofonik “Pardon my french” në Top Albania Radio ka treguar detaje nga jeta e tij që nuk i dinim më parë. Niku zbuloi se në moshën 14-vjeçare ka bërë një shkollë ushtarake në Turqi, me detyrim nga prindërit, por ai nuk e vazhdoi dhe vendosi të arratisej prej saj.Kjo gjë i kushtoi “shtrenjtë”, pasi i ati nuk i ka folur për 6 muaj me radhë.

“Kam qenë 14 vjeç kur shkova në Turqi, kujtoja se kishte qenë ideja vetëm e babit që të shkoja atje, por tani në pandemi kur isha në Shqipëri në mars, para se të ikja më thotë mami “jo jo… unë aplikova emrin tënd…” edhe që të më vinte nga mami kjo surprizë nuk e dija, paska qenë mami fajtore… Në ato vite më kujtohet rruga që bëja nga Pallati Kulturës deri në Stamboll me autobus dhe në ’97-98 unë e lashë shkollën, vetëm 4 muaj qëndrova dhe u arratisa, e kisha të vështirë se isha i vetmi që vija nga Tirana. Nja 6 muaj nuk më ka folur babai. Ai i shkreti nja tre muaj rrjesht blinte biletën që të nisesha të hënën për Stamboll”, tregoi aktori.