Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla vizitoi mjediset e kompanisë Capital Group në Elbasan, e cila prodhon dezinfektantë dhe detergjentë të çertifikuar nga BE. Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla shpreh mirënjohjen ndaj sipërmarrjeve shqiptare të cilat vijojnë të përballojnë vështirësitë e krijuara nga pandemia.
Sipas Ballës, Kompania eksporton produktet e saj në shtete si: Kanada, Gjermani, Itali, Kosovë. “Më vjen mirë që në Elbasan po zhvillohen dita ditës më shumë linja prodhimi në shumë sektorë të ndryshëm. Me vjen mirë gjithashtu që nga të gjithë sipërmarrësit mar vlerësime pozitive për zyrat e shtetit të cilat kanë marrëdhënie me sirmarrjet”, tha Balla.
Postimi i plotë: Mirënjohje sipërmarrjeve shqiptare që vijojnë të përballojnë vështirësitë e krijuara nga pandemia. Qeveria shqiptare ka mbështetur biznesin për tejkalimin e kësaj situate. Ishim në kompaninë Capital Group në Elbasan e cila prodhon dezinfektantë dhe detergjentë të çertifikuar nga BE. Kompania eksporton në shtete si: Kanada, Gjermani, Itali, Kosovë.